Udhëtimet drejt BE-së, Tomini: Qytetarët duhet të marrin informacion nga shteti ku duan të shkojnë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini u shpreh në Euronews Albania se të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, duhet të marrin një informacion më të detajuar nga shteti përkatës për t’u njohur me rregullat apo kushtet e vendosura.

Ndërsa për kontratën e fundit të qeverisë shqiptarë për blerjen e vaksinave Pfizer, ajo tha se është një marrëveshje e radhës, ku informacioni është diskret.

“Është një ndër marrëveshjet e radhës, ndërkohë që vendimi doli nga Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe ndërkohë të gjitha elementët përkundrejt kontratës ruhen në bazë të diskretit apo ruajtjes së ku shteteve të marrëveshjes së kontratës me distributorin Pfizer”, tha zv. ministrja, por nuk ka detaje për shifrën e vaksinave të porositura.

Sa i përket procesit të vaksinimit në Shqipëri, ajo tregoi se aktualisht vijon injektimi për moshat mbi 57-vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Liri për të udhëtuar në BE, nga sot vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet anti-covid

Shqipëria blen një tjetër sasi vaksinash Pfizer, asnjë detaj nga vendimi

Etiketimet

Kreshnik Çollaku: Kosova duhet të dalë nga kompleksi ekzistencial

Kreshnik Çollaku, deputet i Partisë Demokratike, shprehet se Kosova përmes reciprocitetit me Serbinë del nga kompleksi “ekzistencial” ku ka hyrë përmes dialogut. Sipas tij, nuk...

Reciprociteti i targave Kosovë-Serbi, Agon Maliqi: Mund të kthehet si bumerang për Kurtin

Analisti Agon Maliqi tha në emisionin Now në Euronews Albania se qeveria Kurti duhet mbështetur për nismën e fundit të reciprocitetit të targave me...

Haki Abazi: Për herë të parë po shohim që vendimet e qeverisë janë në interes të sovranit

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi shprehet se vendosja e reciprocitetit për targat nga Kosova nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER