Sot Greqia hap kufijtë me Shqipërinë, njofton ministria e Jashtme shqiptare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga sot, Greqia hap kufijtë me Shqipërinë dhe sipas ministrisë së Jashtme shqiptare lejohen të kalojnë kufirin të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllime familjare dhe turistike.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

  • Formularin e Lokalizimit të Pasagjerëve (i detyrueshëm për të gjithë, nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.
  • Certifikatë vaksinimi, test PCR ose Rapid.
  • Ose certifikatë e diagnozës pozitive (e vlefshme për 2 deri në 9 muaj)

Fëmijët mbi 12-vjeç do të kenë të njëjtat kritere si të rriturit. Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Ndërkohë deri në 28 qershor mbeten në fuqi kuotat e kalimit në pikat kufitare:

  • 1500 persona në ditë në Kakavijë.
  • 250 persona në ditë në Qafë-Botë.
  • 400 persona në ditë në Kapshticë.

LEXONI GJITHASHTU:

Hoqi kufizimet për udhëtimet, ambasada gjermane publikon udhëzimet

Udhëtimet drejt BE-së, Tomini: Qytetarët duhet të marrin informacion nga shteti ku duan të shkojnë

Liri për të udhëtuar në BE, nga sot vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet anti-covid

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER