Mbërrijnë 50 mijë doza të tjera vaksinash kundër COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria vijon të sigurojë doza të tjera vaksinash kundër COVID-19 në përpjekje për të ulur përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur mesditën e sotme 50 mijë doza të tjera vaksinash të “Coronavac”.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili shkruan në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se deri tani kanë ardhur në vend mbi 1 milion doza vaksine kundër epidemisë.

“Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.

Ai paralajmëron se ritmet e vaksinimit të grupeve shoqërore do vijojnë me ritme të larta, me qëllim që të plotësohen kushtet për të patur një sezon turistik të çliruar nga COVID-19

“Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në buletinet e saj ditore raporton një ulje të ndjeshme të rasteve pozitive me COVID-19, dhe kjo për ekspertët shëndetësorë është premisë pozitive për rikthimin e jetës në normalitet.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER