“Tiranathlon” në Liqenin e Farkës, sportistë nga gjithë bota garojnë në not, vrap dhe çiklizëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me dhjetëra të rinj dhe të reja të pasionuar pas sporteve morën pjesë sot në garën “Tiranathlon” të zhvilluar në zonën e liqenit të Farkës në Tiranë. Aktiviteti i organizuar nga bashkia e Tiranës dhe Ambasada greke në vendin tonë vuri në garë sportistët në tri disiplina të ndryshme, çiklizëm, not dhe vrap 5 km.

Gara startoi paraditen e sotme, në orën 10.00 dhe u zhvillua në ambientet krejtësisht të reja të “Parkut Helen”, në Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës, e cila u përurua dy ditë më parë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe homologu i tij në Athinë, Kostas Bakojanis.

“Parku Helen” është konceptuar si një variant pushimi për ata banorë të Tiranës që jo vetëm duan të shplodhen, por njëkohësisht të argëtohen, të marrin pjesë në aktivitete kulturore dhe sportive.

Në garën e sotme, sportistët në “Tiranathlon” morën pjesë në gara noti 750 metra, garë çiklistike 20 km, dhe ecje sportive 5 km për burra dhe gra. Qëllimi është që të sanksionohet si një trigarësh i rëndësishëm ndërkombëtar, tek i cili do të fokusohet për vit interesimi botëror i botës sportive në kryeqytetin shqiptar.

Në garën “Tiranathlon” këtë vit morën pjesë sportistë nga Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria dhe natyrisht nga Shqipëria dhe Greqia.

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER