Unioni Turistik kërkon lehtësimin e masave kundër COVID-19: Po na penalizoni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Unionit Turistik Shqiptar përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar ministres së Shëndetësisë ku kërkohet heqja e masave kufizuese.

Sipas Unionit Turistik, këto masa po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në shkresën në fjalë thuhet se në kushtet aktuale ku ndodhet vendi ynë duhet të rishikohet mundësia për zgjerimin e fashës së orës policore si dhe lejimin e muzikës në lokale.

Në deklaratën e tyre ata kërkojnë ndryshimin e masave kufizuese ndaj COVID-19, si zgjerimin e fashës së orës policore, që aktualisht është nga 23:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe lejimin e muzikës në lokale.

Unioni Turistik Shqiptar thotë se me masat anti-Covid në fuqi po penalizohen turistët që vijnë me charter-a pas orës 12:00. Sipas tyre ka pasur raste edhe kur turistët janë gjobitur për shkak të orës policore. Gjithashtu kërkohet shtyrja e orës së lejimit të muzikës deri në mesnatë, dhe jo siç është tani deri në orën 22:00.

Etiketimet

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER