Unioni Turistik Shqiptar kërkon heqjen e masave kufizuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Unioni Turistik Shqiptar me anë të një shkrese zyrtare i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Turizmit dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve heqjen e masave kufizuese anti-Covid.

Sipas tij, masat kufizuese po pengojnë mbarëvajtjen e sezonit dhe kjo reflekton pakënaqësi të shtuar tek turistët që zgjedhin vendin tonë për të pushuar.

Mes kërkesave, Unioni Turistik kërkon heqjen e orës policore si dhe lejimin e muzikës në ambientet e lokaleve deri në orën 24:00 pasi orari aktual nuk i përmbush kërkesat e turistëve.

“Për shkak të moslejimit të muzikës pas orës 22:00 kemi marrë shumë ankesa nga turistët, të cilët janë të pakënaqur ngaqë nuk kanë ardhur për t’u mbyllur në dhomë, por për të pushuar dhe për t’u argëtuar. Me qëllim që turistët të marrin kënaqësinë e pushimeve, sugjerojmë që ky orar të zgjatet deri në orën 24:00 në mënyrë që të mos u shkaktohet mërzitje turistëve, pasi ora 22:00 nuk mjafton”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e tyre.

Ata theksojnë se lehtësimi i masave kufizuese do t’i japë një frymëmarrje të shtuar ekonomisë së vendit, prej së cilës do të përfitonin drejtpërdrejt edhe bizneset, që funksionojnë në sektorin e turizmit.

“Me qëllimin e mirë për të ndihmuar bizneset, por njëkohësisht për të krijuar kushte dhe për zbavitjen e turistëve, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar po ju drejtohemi, që të merrni në konsideratë propozimet tona”, theksohet më tej.

Kjo shkresë zyrtare e Unionit Turistik Shqiptar, e cila u është drejtuar ministrive përgjegjëse mban datën 18 qershor.

Shqipëria prej ditësh raporton një numër të ulët të rasteve të reja me COVID-19  dhe kjo prirje sipas ekspertëve shëndetësorë fakton se gjendja epidemiologjike ka hyrë në një fazë të qëndrueshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER