Negociatat, ambasadori Soreca flet për Euronews Albania: Hera e parë që të gjithë janë pro Shqipërisë, shansi tjetër në tetor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca në intervistën e tij për Euronews Albania, shprehet se ndarja e rrugëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së nuk duket të jetë një opsion, të paktën i afërt.

“Të dyja vendet i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli marsin e vitit të shkuar. Ka një qëllim të qartë të vendeve anëtare; të çojnë bashkërisht përpara të dyja vendet, sepse dimensioni rajonal i zgjerimit është shumë i rëndësishëm. Disa vende anëtare po diskutojnë ende për Maqedoninë e Veriut. Mund t’iu duhet pak më shumë kohë. Besoj se qëllimi është që për momentin vendet të mbahen bashkë. Por zgjerimi është i bazuar dhe në merita. Është e rëndësishme të mos zhgënjehen ata që kanë punuar, që BE të vendosë t’u japë atë që meritojnë”, u shpreh ambasadori Soreca për Euronews Albania.

Arritja, sipas ambasadorit, është e madhe për aq kohë sa për herë të parë të gjitha vendet, përfshirë dhe ato skeptike kanë njoftuar mbështetjen për tryezën e negocimit.

“Theksoj se nesër është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse të gjitha vendet anëtarë e kanë shprehur qartë mbështetjen për Shqipërinë. Kjo është hera e para që ndodh. Holanda, Spanja, Danimarka, Franca, Gjermania, të gjitha vendet thonë se Shqipëria ka përmbushur atë që i është kërkuar”, tha ambasadori Soreca.

Teksa përgëzoi Shqipërinë për kryerjen e ‘detyrave të shtëpisë’, z. Soreca tha se e rëndësishme është që të mos humbet kohë, ndërsa nënvijëzoi se samiti i tetorit nën Presidencën sllovene është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Është e rëndësishme të përgëzojmë sistemin shqiptar si një i plotë për kryerjen e detyrave të shtëpisë. Për tryezën e parë të negocimit puna duhet të vazhdojë, për të dytën, të tretën dhe kështu me radhë. Në fund, nëse nesër nuk ka ndarje, është e rëndësishme mos të humbim kohë. Të sigurohemi se këtë vit është viti i Ballkanit Perëndimor. Nën Presidencën sllovene do të ketë në fillim të tetorit një samit shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të shkohet në këtë samit me lajme të mira”, tha z. Soreca.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER