Dervishaj: Aksidentet po marrin 4 herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit ka reaguar pas aksidentit tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë që i mori jetën familjes Gushi me 4 pjesëtarë mes të cilëve dhe dy fëmijë të mitur. Zv. drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj tha se sot aksidentet rrugore po marrin 4 herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale teksa shtoi se uniformat blu po hetojnë me kujdes maksimal rastin.

“Dua të siguroj gjithë familjarët dhe të afërmit, si dhe opinionin publik, se aksidenti i sotëm po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë në këtë rast tragjik. Aksidentet rrugore sot marrin katër herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale në vend dhe besoj kjo është mjaftueshëm për këdo të kuptojë se sa e rëndësishme është sjellja e kujtdo, në rrugë”, tha zyrtari i policisë.

Dervishaj theksoi se Policia e Shtetit do vijojë të përforcojë masat jo me qëllim ndëshkimin e qytetarëve por për të rritur parametrat e sigurisë në rrugë ndërsa u bëri apel drejtuesve të automjeteve për ndërgjegjësim në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

“Kontributi i të gjithë përdoruesve të rrugës, respektimi në maksimum i rregullave të qarkullimit nga ana e tyre, denoncimi i çdo shkeljeje rrugore të konstatuar, si dhe përkushtimi akoma më i madh i punonjësve të policisë, ku së fundmi kemi shtuar në disa akse rrugore nacionale disa radarë të tjerë, makina të pauniformuara, kamera dhe dronë, do sjellë medoemos parandalim të aksidenteve, rritje të parametrave të sigurisë në rrugë dhe ndëshkim të kujtdo që shkel këto rregulla”, përfundoi zv. drejtori i Policisë së Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Aksidenti me katër të vdekur në një familje, arrestohet i riu me “Audi”

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, humbin jetën 4 persona të së njëjtës familje

Aksidentet në rritje, 70 viktima në 4 muajt e parë të vitit

 

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER