4 të vrarë e 2 të plagosur pas një përplasje me armë në Velipojë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Pulaj Plazh të Velipojës, gjatë një sherri me armë zjarri janë vrarë 4 persona, si dhe janë plagosur 2 të tjerë.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raporton se bëhet fjalë për një konflikt mes familjes Ferracaku dhe Gocaj, ku si pasojë kanë humbur jetën: Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli.

Ky i fundit, vetëm 20-vjeç, ishte punonjës i shezlongëve.

Ndërkohë, të plagosur kanë ngelur Hasan Ferracaku, i cili është vëllai i Kujtim Ferracakut dhe Elmilind Dyli.

Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimi, i cili ka deklaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta dhe shkak i konfliktit dyshohet të jetë ndarja e brezit ranor për vendosjen e shezlongëve.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, që dyshohet se mund jetë përdorur gjatë sherrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

Po kështu, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së zonës, të cilat mund të kenë filmuar edhe përplasjen me armë zjarri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Agon Maliqi: Me rëndësi që Kurti dhe Rama të gjejnë gjuhën e përbashkët në këto momente

Analisti Agon Maliqi u shpreh se qeveria Kurti ka një mbështetje në opinionin publik pas nismës për të zbatuar reciprocityetin e targave me Serbinë,...

Demush Shasha për reciprocitetin: Kosova për herë të parë po përcakton rrjedhën e dialogut

Drejtori i Institutit Hulumtues për Politika Evropiane, Demush Shasha e cilëson legjitim dhe strategjik vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetet për...

Kreshnik Çollaku: Kosova duhet të dalë nga kompleksi ekzistencial

Kreshnik Çollaku, deputet i Partisë Demokratike, shprehet se Kosova përmes reciprocitetit me Serbinë del nga kompleksi “ekzistencial” ku ka hyrë përmes dialogut. Sipas tij, nuk...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER