Ekonomia rritet me 5.5 %, industria dhe ndërtimi japin hov në 3-mujorin e parë të 2021

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 5.5 % në 3-mujorin e parë të vitit, sinjal ky që tregon se ekonomia po e lë pas pandeminë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se industria dhe ndërtimi ishin sektorët më kontributin më të madh në rritjen ekonomike.

Rritja ekonomike për tremujorin e parë të vitit është 5.53%. Instituti i Statistikave raporton se ekonomia në këtë periudhë ka marrë hov industria nxjerrëse, energjia elektrike dhe ndërtimi. Këta sektorë kanë pasur kontributin më të madh nga të gjitha degët e tjera të ekonomisë dhe në terma vjetorë janë rritur me 17 dhe 24 për qind, përqindja më e lartë, pas rënies që ekonomia jonë pësoi nga kriza globale e pandemisë. INSTAT raporton një shtim të vlerës së parave edhe në aktivitetin e bankave, kompanive të sigurimit dhe agjencive imobiliare.

Ndërkaq, degët e shërbimeve të tilla si transporti, tregtia dhe akomodimi kanë rezultuar me vlera negative dhe shqetësimin apo nevojën për stimulimin e tyre e kanë përcjellë edhe grupet e interesit e ekspertë të ekonomisë.

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 1,49 %, konsumi final i qeverisë u rrit me 5,16,eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,66 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7,55 %. Institucionet financiare ndërkombëtare parashikuan se gjatë këtij viti, Shqipëria do të kishte një rimëkëmbje ekonomikë duke vlerësuar situatën globale, por duke u bazuar edhe në vitin elektoral, rritja është parashikuar ndërmjet 4 dhe 5 përqindëshit.

Norma e rritjes së PBB-së (krahasim T1 2020/T2 2021)

Bujqësia    0.01%

Industria, energjia, uji    2.56%

Ndërtimi    1.09%

Transporti, tregtia, akomodimi     -0.14%

Arsimi, shëndetësia   0.97%

Taksat    -0.02%

Ndryshimi me periudhën janar-mars 2020

Bujqësia    0.01%

Industria, energjia, uji    23.81%

Ndërtimi    16.87%

Transporti, tregtia, akomodimi     0.93 %

Bankat dhe shoqëritë e sigurimit     16.94%

Pasuritë e paluajtshme    8.65%

Arsimi, shëndetësia    7.45%

Taksat   -0.38%

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER