Vaksinimi mbi 18 vjeç, qytetarët: Duam të bëjmë Pfizer, por na ofrohet vaksina kineze Sinovac

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndryshe nga çdo ditë tjetër, në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” mbizotëruan moshat e reja. Të gjithë personat mbi 18 vjeç, pas konfirmimit të marrë në e-Albania, kanë mundësi të vaksinohen këtë të martë dhe mërkurë.

“Shumë mirë m’u duk se më duhet të udhëtoj jashtë. Në e-Albania u lajmërova dhe ishte procedurë shumë e thjeshtë. Nuk jam e informuar se cilën vaksinë do marr, por dua të bëj Pfizer”, u shpreh një 19-vjeçare që ka marrë lajmërimin për të bërë vaksinën.

Në qendrën e vaksinimit në Sheshin Skënderbej, për dozat e para po jepet vaksina kineze Sinovac, por një pjesë e qytetarëve kanë kërkuar të bëjnë vaksinën Pfizer.

“Jam 50 vjeçar, në fakt doja të bëj Pfizer për shkak se vaksina kineze nuk njihet nëse dua të dal jashtë, po këta thanë që nuk ka Pfzier, ka vetëm kineze dhe Sinovac”, tha një 59-vjeçar.

Specialistja e Programit Kombëtar të Vaksinimit në ISHP, Iria Preza, informon se qytetarët nuk mund t’i zgjedhin vaksinat. Vaksina Pfizer merret vetëm me rekomandim të mjekut të familjes.

“Të gjitha vaksinat që ofrohen janë për personat mbi 18 vjeç. Personave që kanë aplikuar do u ofrohet vaksina që është gjendje në qendrat shëndetësore. Në qoftë se personi ka sëmundje specifike duhet të ketë dhe konsultën e mjekut”, u shpreh znj. Preza.

Në varësi të kërkesave, por edhe situatës me COVID-19 mund të ketë sërish ditë të hapura të vaksinimit për popullsinë plus 18 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

4 hapat për një president konsesual mes PS-PD

Pas disa raundeve diskutimesh mes PD dhe PS lidhur me procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri në mënyrë konsesuale, dje socialistët pranuan draftin e...

Zbardhen emrat e parë të PD-së për presidentin e ri

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur mesditën e së enjtes për çështjen e presidentit dhe kandidaturat që partia do të propozojë. Dy emrat e...

Kryeministri italian thirrje për armëpushim urgjent në Ukrainë

Kryeministri italian, Mario Draghi bëri thirrje të enjten për një armëpushim urgjent në Ukrainë në mënyrë që negociatat serioze të mund të fillojnë për...

TË FUNDIT

Salih Mustafa refuzon të flasë para trupit gjykues në Hagë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa ka zgjedhur të mos japë deklaratë pa betim në fund të procesit gjyqësor dhe as t'i...

Liturgjia e parë e përbashkët pas ‘pajtimit’ të Kishës Serbe me Maqedonasen

Pas vendimit të Kishës Ortodokse Serbe për përtëritjen e unitetit kanonik me Kishën Ortodokse Maqedonase pas më shumë se 50 vite ndasi dhe përçarje,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER