Policia njofton ndëshkimin e mijëra shoferëve në ditë për sjellje të rrezikshme në rrugë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Gjatë 24 orëve të fundit, nga kontrollet e kryera janë gjobitur dhe dënuar me pezullim të lejes së drejtimit me dhjetëra shoferë.

Ndëshkimet më të rënda me gjobë janë vendosur për shofer që nuk respektojnë semaforët, duke u gjobitur deri me 30 mijë lekë të reja.

Ndërsa sa i takon shkeljes për tejkalim shpejtësi rasti më ekstrem është konstatuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, ku një 20-vjeçar po udhëtonte me 180 km/h. Ai është ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për 6 muaj, 20 pikë të zbritura nga  patenta si dhe me gjobë 23 mijë lekë të reja.

Por gjithashtu, Policia Rrugore njofton se janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Në total gjatë 24 orëve, Policia Rrugore ka pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara.  Ndërsa 19 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë deri në 0.62 mg/l konstatuar në Tiranë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2482 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht 412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mos rregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mos ruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Aksidenti me katër të vdekur në një familje, arrestohet i riu me “Audi”

Aksidenti me 4 viktima, Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë për 22-vjeçarin

90 të vdekur nga aksidentet në 5 muaj, në 80% të rasteve shkak shoferët

Etiketimet

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER