Mbyllja e kufijve uli numrin e azilkërkuesve në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbyllja e kufijve prej COVID-19 uli numrin e personave që kërkojnë azil në Shqipëri. Për vitin 2020, pati vetën 2232 azilkërkues. Kjo shifër është 66% më e ulët se viti 2019.

Më shumë se gjysma e azilkërkuesve, 54.4%, vijnë nga Siria dhe Iraku dhe pjesa tjetër vijnë nga shtete si Afganistani që regjistroi 316 azilkërkues dhe Maroku me 297 azilkërkues.

1 në 4 azilkërkues në Shqipëri në vitin 2019 ishin femra. Pothuajse të gjitha kërkesat për azil janë regjistruar në 3 muajt e parë të vitit 2019.

Megjithatë vetëm 4 kërkesa janë pranuar nga autoritetet shtetërore për t’i dhënë statusin e refugjatit.

Njëkohësisht me kërkesat për azil, në vitin 2020 pësoi rënie edhe numri i personave që morën shtetësinë shqiptare.

Vetëm 423 qytetarë morën pasaportë shqiptare, ose 12.8% më pak se viti 2019.

Në vitin 2020, 513 shqiptarë e kanë dorëzuar pasaportën, duke hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Ambasadori austriak: Në aspekt teknik, negociatat mund të hapen në çdo moment

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner deklaroi për Euronews Albania se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të nisin shumë shpejt. “Në fillim...

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER