Tenderi 25 milionë euro për uniformat, policët ankohen për cilësinë e dobët të materialit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndonëse kompanisë që fitoi tenderin për uniformat e policisë, sipas SPAK i janë dhënë 25 milionë euro, punonjësit e policisë ankohen për cilësinë e uniformave.

Një pjesë e policëve të nivelit bazë që kanë marrë uniformën e re verore ankohen për cilësinë e materialit të pantallonave, bluzës por edhe jelekut identifikues të shërbimit dhe këpucëve.

Euronews Albania komunikoi me disa efektivë të cilët në kushtet e anonimatit u shprehën të pakënaqur, ndërsa ankesat e para kanë mbërritur edhe në sindikatën e policisë.

“Të gjitha ankesat që vijnë thonë që janë shumë më të dobëta seç kanë qenë. Çmimi shumë më i lartë, cilësia më e dobët. Ankohesat e para që kanë ardhur janë për këmishat që nuk hekurosen as në 100 gradë”, u shpreh Sadedin Fishta, kreu i sindikatës së policisë.

Kreu i sindikatës thotë se ankesa ka dhe për cilësinë e këpucëve dhe stampimeve të logove, të cilat nuk i rezistojnë shumë gjatë larjeve. Madje ka pasur edhe ankesa për prerje të mëdha ose të vogla që punonjësit e policisë janë detyruar t’i riparojnë me të ardhurat e tyre tek rrobaqepësi.

“Tenderat më përpara kanë qenë gjysmë për gjysmë në vlerë, seti i uniformës me këtë set që është sot. Pritshmëria ka qenë për të marrë një uniformë të denjë. Vlera e uniformave të Bosnjës që është vlerësuar si shumë e mirë ka shkuar 1200 euro seti, këtu është 3600 euro, mesa di unë”, tha z. Fishta.

Për abuzimin me  tenderin e uniformave të policisë, Gjjykata e Posaçme la në fuqi tetë masat arrest me burg dhe një arrest shtëpie për zyrtarët e agjencisë së blerjeve të përqendruara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER