Protesta e bizneseve në Vlorë, presidenti Meta dënon sjelljen e policëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta e cilëson të dënueshme sjelljen e policisë së shtetit me pronarët e lokaleve që protestuan mbrëmë në Vlorë për heqjen e orës policore.

Ilir Meta tha se është një e drejtë e qytetarëve që të bëjnë protesta paqësore dhe se dhuna policore ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve që protestuan, është e pajustifikueshme.

Në Vlorë, një pjesë e madhe e lokaleve në shenjë proteste e kanë mbyllur muzikën në orën 22.00 me himnin kombëtar mbrëmjen e djeshme, ndërsa pronari i një biznesi dhe një grua janë shoqëruar në komisariat.

Kujtojmë se sot, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi për spostimin e orarit kur lejohet muzika me një orë dhe tashmë lokalet do të mund ta mbajnë muzikën ndezur deri në 23:00.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER