Prokuroria kërkon të kthejë në bashkëpunëtorë të drejtësisë të arrestuarit për tenderin e uniformave, mëson Euronews Albania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme po përpiqet të kthejë në bashkëpunëtorë të drejtësisë, zyrtarë të arrestuar për tenderin e uniformave në Policinë e Shtetit.

Gazetari  i Euronews Albania, Merin Maçi raporton se janë bërë disa përpjekje që dy nga zyrtarët të vënë tashmë në akuzë për “Shkelje të barazisë në tender” në bashkëpunim, të japin detaje në lidhje me drejtuesit e tyre, apo çdo formë ndikimi që mund të ketë ardhur nga lart.

Qëllimi i prokurorisë është që të zbulohen persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje, por nuk dihen nëse këto përpjekje kanë dhënë rezultat deri më tani.

Hetimet ndaj Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për tenderin e uniformave të policisë nisën nga një denoncim për një tender tjetër abuziv, bërë nga një sipërmarrje, dhe më pas u bashkuan si çështje pas denoncimit të ish-deputetëve të opozitës parlamentare.

Deri më tani për këtë hetim janë arrestuar të paktën 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.

Ndërkohë nga hetimet rezultoi se 2 zyrtarë nuk kanë pranuar të firmosin dokumentet e tenderit, pasi pikasën shkelje.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER