Mbi 83 mijë punonjës në administratë, numri më i lartë në Ministrinë e Brendshme dhe të Arsimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

83 mijë punonjës janë sot pjesë e administratës. Ministria e Arsimit ka numrin më të madh të të punësuarve, ndërsa institucioni që ka më pak të punësuar është Presidenca.

Në administratën publike në Shqipëri punojnë 83, 749 persona, të ndarë në 95 institucione të ndryshme.

Numrin më të madh të punonjësve e mban Ministria e Arsimit me 31,011 persona të punësuar, pas saj vjen Ministria e Brendshme me 15, 079 punonjës.

Të dyja ministritë mbajnë numrin më të lartë të punonjësve për shkak të sektorëve ku bëjnë pjesë mësuesit dhe efektivët e policisë.

E renditur në vendin e tretë për numrin më të lartë të punonjësve është edhe Ministria e Mbrojtjes me 8,863 të punësuar, financat me 5,986 dhe Ministria e Shëndetësisë me 4,293 punonjës.

Ndër ministritë që renditen me numrin më të ulët të punonjësve është ajo e jashtme, me 577 punonjës, e ndjekur nga Ministria e Infrastruktutrës me 1,033 punonjësve.

Po ashtu, edhe Presidenca ka një numër të ulët punonjësish, përkatësisht 86, ndjekur nga kryeministria me 177 punonjës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER