Numri i rasteve aktive me COVID-19 arrin mbi 200

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas pikut më të ulët prej 52 raste aktive me COVID-19, numri i të prekurve gjatë ditëve të fundit ka nisur të rritet duke i kaluar 200.

Ministria e Shëndetësisë thotë se nga mbi 2 500 testime të kryera ditën e fundit, kanë rezultat të prekur 23 persona. Ndërkohë një ditë më parë u regjistruan 43 raste të reja duke shënuar numrin më të lartë ditor që prej datës 14 maj (49 raste).

Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin kurse në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Ndërkohë që prej 26 qershorit në Shqipëri nuk ka asnjë humbje jete nga coronavirus, kurse që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 2 456 të vdekur.

Rritja e rasteve të reja ditore vjen në një kohë kur ka dyshime për praninë e variantit “Delta”, ndërsa zyrtarisht një fakt i tillë ende nuk është konfirmuar.

Statistika (21 Korrik 2021)

Testime totale             865,474

Raste pozitive             132,763

Raste të shëruara       130,097

Raste Aktive                       210

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              91

Elbasan            21

Durrës              21

Vlorë                18

Kukës                16

Shkodër           14

Lezhë               13

Fier                   11

Korçë                4

Gjirokastër        1

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER