Politologu Nurellari: Kurti naiv dhe amator në dialog, Vuçiç po tregohet inteligjent

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Adri Nurellari, politolog, shprehet se shteti i Kosovës nuk ka qenë i aftë me elitën politike për të krijuar një emërues të përbashkët për dialogun me Serbinë. “Kapriçot për arsye të pastra politike të liderëve” tha ai e kanë dëmtuar Kosovën para ndërkombëtarëve ndërsa nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po e shfrytëzon të gjithë këtë situatë.

Nisur nga dy takimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti në Bruksel me presidenti serb, Nurellari e cilësoi “sjellje naive dhe amatoreske” dhe shtoi se “z. Kurti është duke dëmtuar pozicionin dhe aleancën me partnerët perëndimor”.

“Kurti po tregon se nuk ka asnjë interes që ta çojë përpara dialogun. Interesi i tij është që të sigurojë një rezultat të mirë në zgjedhjet lokale të 17 tetori. Nuk po flet me ndërkombëtar dhe palën tjetër por është duke folur me votuesin e Kosovës. Vuçiç po tregohet inteligjent dhe po shfrytëzon këtë hapësirë për ta dëmtuar edhe më tutje raportin e kryeministrit Kurti me ndërkombëtarët”, tha politologu.

Sjellja e z. Kurti tha Nurellari tregon se nuk e njeh formatin e dialogut me Serbinë dhe deri tani ka treguar mungesë serioziteti në përgjegjësinë shtetërore që ka si kryeministër i Kosovës. Papërgjegjshmërinë, ai e ilustroi me faktin se ka qëndruar 12 ditë jashtë Kosovës ndërkohë që pritej takimi në Bruksel dhe në Kosovës kishte helmim dhe përmbytje masive.

“Z. Kurti ka qenë 12 ditë në pushime. Ka shkuar në datë 8 korrik me homologun e tij grek në Athinë, pastaj ka shkuar 5-6 ditë të mira në mes të Egjeut për një konferencë akademike, ndërkohë që në Kosovë po u helmonin 2 mijë njerëz dhe flitej për dy viktima. Jo vetëm nuk u kthye në Prishtinë  dhe nuk u përgatit për dialogun por vajti në festivalin e filmit në Kanë”, përfundoi Nurellari.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER