Të rinjtë më të pakujdesshmit, 105 persona humbën jetën në aksidente rrugore në 6 muaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

105 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, raporton Instituti i Statistikave.

Numri i aksidenteve është rritur me 33% krahasuar me një vit më parë, por autoritetet e shpjegojnë këtë me masat kufizuese të ndalimqarkullimit gjatë menaxhimit të pandemisë gjatë 2020-ës.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 875 persona u përfshinë në aksidente në rrugët e vendit. Tirana, Lezha, Fieri dhe Durrësi ishin qarqet kryesore ku ndodhën përplasjet.

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29% të numrit të aksidenteve gjithsej,” raporton INSTAT.

Moshat mbi 60 vjeç janë më të kujdesshmit në timon, sipas statistikave, ndërsa edhe shoferët e rinj deri në 24 vjeç shkaktojnë një pjesë të madhe të aksidenteve.

Duke veçuar muajin qershor, të dhënat tregojnë se 161 persona u aksidentuan dhe 15 prej tyre humbën jetën.

Aksidente by Euronews Balkans

Në shumicën e rasteve autoritetet vlerësojnë se aksidentet kanë ndodhur prej sjelljes së drejtuesit të mjetit, por edhe numri i aksidenteve të shkaktuara nga këmbësorët ka pësuar një rritje me 45% krahasuar me një vit më parë.

Policia ka njoftuar se po përpiqet ta zgjidhë këtë problematikë të aksidenteve të shtuara përmes rritjes së kontrollove me radarë në zonat problematike, ku çdo ditë mijëra masa administrative rëndojnë mbi shoferët që shkelin shpejtësinë, ngasin në gjendje të dehur makinën apo nuk respektojnë Kodin Rrugor.

Megjithatë numri i raportimeve të aksidenteve mbetet problematik, sipas ekspertëve rrugorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Dervishaj: Aksidentet po marrin 4 herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale

Shuhet një familje në aksident, 4 viktima dhe 3 të plagosur në autostradën “Pavarësia”

Policia njofton ndëshkimin e mijëra shoferëve në ditë për sjellje të rrezikshme në rrugë

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER