Aksident me vdekje në Kamëz, humb jetën 30-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përplasja mes një makine dhe një motori në Kamëz la një të vdekur mëngjesin e sotëm.

Policia tha se ngjarja ndodhi në “Bulevardin Blu” ku makina që drejtohej nga 25-vjeçari me iniciale R.M është përplasur me një motor që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale F.H dhe si pasojë e aksidentit ky i fundit ka humbur jetën.

Ky është një tjetër rast ku aksidentet në rrugë sjellin viktima. Viti 2021 ka rritur numrin e jetëve të humbura në aksidentet rrugore krahasuar me dy vitet që lamë pas.

Referuar statistikave të INSTAT, në 6 muajt e parë të këtij viti u shënuan 105 viktima. Faktori kryesor lidhet me shpejtësinë tej normave të lejuara.

Për parandalimin e aksidenteve, policia ka shtuar gjobat dhe kontrollet, por aksidentet kanë vijuar të jenë një problem shqetësues.

*Policia saktësoi të dhënat në një njoftim të dytë, ku tha se ishin arrestyar dy persona, një prej të cilëve punonjës policie i cili ishte munduar të pengonte zbardhjen e aksidentit kliko këtu për të lexuar lajmin e përditësuar.

LEXONI GJITHASHTU:




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER