Moshat nën 50-vjeç më të rrezikuarat nga varianti Delta i COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Varianti Delta i Covid-19, i njohur edhe si mutacioni indian, tashmë ka prekur edhe Shqipërinë.

Rasti i parë i këtij mutacioni u zbulua në dhjetor 2020 dhe për 7 muaj është përhapur në mbi 100 shtete.

Shkencëtarët kanë gjetur se ky virus transmetohet 43% deri 90% më shpejt se variantet e mëparshëm të COVID-19.

Simptomat e personave që janë infektuar me variantin Delta ndryshojnë nga simptomat klasike. Personat e infektuar me variantin Delta nuk humbasin shijen si dhe kanë rrjedhje hundësh, përveç kollës, temperaturës, dhimbjes së fytit dhe dhimbjes së kokës.

Shifrat tregojnë se Delta është më agresiv se varianti fillestar edhe për rrezikun e shtrimit në spital, ndërsa moshat nën 50-vjeç kanë 2.5 herë më shumë gjasa të infektohen.

Të rinjtë janë më të prekurit, edhe për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit, por ata zhvillojnë simptoma më të lehta në krahasim me të moshuarit.

Shtete si Franca, Turqia, Italia, Gjermania e Izraeli e Shqipëria raportojnë rritje të shpejtë të infektimeve gjatë javës së fundit, ndërsa ekspertët thonë se mbrojtja më e mirë është marrja e një vaksine.

Në pamundësi të injektimit, këshillohet distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës.

Shtetet që janë prekur nga varianti Delta

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER