Varianti Delta qarkullon në Shqipëri prej gati 2 muajsh, konfirmon zv.ministrja e Shëndetësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini thotë se prania e variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëria është hasur në fund të muajit maj.

Personat e prekur nga mutacioni i coronavirus tha Tomini, kanë krijuar vatra familjare dhe mes të prekurve janë dhe persona të vaksinuar.

“Të dhënat epidemiologjike, investigimi i rasteve që janë konfirmuar me variantin ‘Delta’ kanë një historik të fillimit të shenjave klinike nga fundi i majit, 29/05/2021. Gati 13 raste kanë krijuar vatra familjare”, deklaroi zv.ministrja.

Znj. Tomini gjatë një interviste për Euronews Albania bëri të ditur se personat e prekur nga “Delta” paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa personat e vaksinuar që gjithashtu janë infektuar, zv. ministrja tha se kanë shfaqur shenja të lehta duke mos pasur nevojë për trajtim në spital.

Ajo tha se të gjithë individët që kryejnë të dy dozat e vaksinës, janë të mbrojtur në nivelin mbi 95% ndaj formave të rënda të COVID-19.

Ndërkohë zv.ministrja e Shëndetësisë tha nga ana tjetër se “tek individët që janë të pa vaksinuar agresiviteti ekziston”.

“Sa më shumë të vaksinuar aq më pak terren gjen virusi”, tha znj. Tomini duke shtuar se shihet një përkrahje e gjerë e popullsisë për t’u vaksinuar.

E pyetur nëse do të ndiqet ndonjë politikë kushtetuese për të detyruar qytetarët refuzues që të vaksinohen, znj. Tomini tha se “nuk shihet skepticizëm” por shtoi nga ana tjetër se “në momente të caktuara popullata shfaq preferencë” për llojin e vaksinës.

Në fund, ajo tha se është ende herët për të parashikuar nëse do të kemi mbyllje tjetër apo shtrëngim të masave kufizuese.

Zyrtarisht, ISHP thotë se janë të prekur nga varianti “Delta” 6 persona të vaksinuar me të dy dozat e vaksinave kundër COVID-19. Dy kanë marrë AstraZeneca, dy Pfizer dhe dy të tjerë Coronavax. Nga këta, dy persona janë vaksinuar jashtë Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER