Basha thirrje Ramës të diskutojë me Vuçiç ‘spastrimin etnik të shqiptarëve’ në Serbi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kreun e Komunës së Bujanovcit, Nagib Arifi ku kanë diskutuar për problemin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi. Takimi i tyre vjen në një kohë kur në Shkup po mbahet një samit mes liderëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa i konsideroi veprimet e autoriteteve serbe përpjekje për spastrim etnik të shqiptarëve në Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë, Basha i bëri thirrje kryeministrit, Edi Rama që të diskutojë për këtë problem me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ndërsa takimin në Shkup, e cilësoi si jo produktiv.

“Asnjë takim nuk duhet të shërbejë si alibi për t’i ikur detyrimeve që ka çdo kryeministër shqiptar në preambulën e Kushtetutës për tu kujdesur për fatin e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Fati i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është që çregjistrohen në mënyrë të paligjshme për ta zbrazur etnikisht. Nuk e di se sa kohë i kushton këtij problemi Edi Rama kur flet me mikun e tij Vuçiç, por në qoftë se i ka kushtuar ndopak kohë e ka mbajtur sekretin mjaft mirë”, tha z. Basha.

Kreu i PD tha se veprimet e Serbisë është proces diskriminues në shkelje të vetë Kushtetutës së Serbisë dhe angazhimeve të  saj në Këshillin Evropës. Ai tha se kjo është “shfaqja më e hapur që tregon hendekun mes fjalëve dhe veprave të Serbisë” pasi nga një anë trumbeton lëvizjen e lirë dhe klimën e bashkëpunimit dhe nga ana tjetër goditën shqiptarët në Serbi për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

“I bëj thirrje BE, KiE, SHBA që të ndalin këtë spastrim etnik që po bëhet përmes pasivizimit të adresave. Mbi 2 mijë qytetarë shqiptarëve vetëm në Bujanovc kanë humbur të drejtën e rezidencës, të sigurimeve shoqërore dhe të drejtave të tjera që burojnë nga regjistrimi i ligjshëm si banor të kësaj komune”, u shpreh z. Basha.

Nagib Arifi, kryetar i Komunës së Bujanovcit foli për probleme të mëdha me të cilat po përballen shqiptarët në Serbi dhe kërkoi ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës për të ndaluar spastrimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

‘Nuk shkëputemi dot nga puna’, prindërit ankohen për mësimin me turne

Më të vegjlit, ata që hyjnë në klasën e parë, mbajnë në dorë lule për mësuesen, ndërsa barrën e orareve të çrregullta e mbajnë...

Presidentja e KE në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres, është koha që BE të bëjë të njëjtën gjë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur nga Tirana vizitën në vendet e rajonit. Presidentja e Komisionit Europian u prit me ceremoni...

Çështja ‘Tahiri’ shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e kësaj gjykate. Saimir...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER