Policia kap sërish kokainë në ngarkesat e kompanisë “Alba Exotic Fruit”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për të tretën herë brenda muajit korrik policia i kapi sot kokainë ngarkesave të kompanisë “Alba Exotic Fruit” në portin e Durrësit.

Në një njoftim për shtyp policia tha se kapi 7.25 kg si pjesë e operacionit “Rada” nisur më 13 korrik. Prej vititi 2019 autoritetet kanë gjetur katër herë drogë (totali rreth 162.5 kg) në ngarkesat e kompanisë “Alba Exotic Fruit”:

      • 7.25 kg më 29 korrik 2021;
      • 6.5 kg më më 24 korrik 2021;
      • 11.675 kg më 13 korrik 2021;
      • 137 kg më 27 gusht 2019;

“Alba Exotic Fruit” importon prej vitit 2011 fruta nga vendet e Amerikës së Jugut. Kompania është në zotërim të Eduart Dautit dhe Barjon Gumenit, i cili u arrestua më 13 korrik kur policia zbuloi ngarkesën e parë gjatë këtij muaji. Gumeni ka mohuar të ketë lidhje me drogën.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe Dautin. Ky në vitin 2019 qe shprehur për mediat se kompania e tij mbante përgjegjësi vetëm për mallin brenda kontejnerit dhe jo për sendet e fshehura në të.

Vitet e fundit policia ka kapur sasi të shumta kokaine të fshehur në kontejnerët me porosi frutash nga Amerika e Jugut. Deri më sot këto sasi nuk janë lidhur me asnjë bandë të caktuar kriminale, por vetëm me pronarët e kompanive importuese të frutave.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER