Në lak prej 3 ditësh, shpëtohet ariu i murrmë në Kukës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ari i murrmë është shpëtuar tre ditë pasi ishte zënë në kurth në fshatin Xhaferaj të Kukësit. Ishte një banor i zonës, i cili kërkoi ndihmë ndërsa për shpëtimin e ariut morën pjesë disa organizata për mbrojtjen e kafshëve nga Shqipëria dhe Kosovës si dhe punonjës  të Administratës së Zonave të Mbrojtura.

Ariu kishte mbetur i bllokuar në një terren të vështirë duke e bërë shumë delikate ndërhyrjen për mjekimin e plagëve të cilat ishin krijuar nga tentativat e përsëritura për t’u liruar nga kurthi ku kishte rënë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PPNEA (@ppnea)

Pas mjekimit, ariu ka mundur që të ngrihet dhe të nisë të lëvizë pavarësisht se plagët do të vazhdojnë të jenë shqetësim për të edhe për disa kohë.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë këtë rast pasi vendosja e kurtheve për kapjen e jetës së egër përbën vepër penale.

Ariu i murrmë (Ursus arctos) është një lloj specie që gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Etiketimet

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER