‘Open Balkan’ dështon që në nisje, marrëveshja për ndihmë në raste fatkeqësish natyrore nuk funksionon?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Situata e zjarreve në Shqipëri tregoi se marrëveshja e nënshkruar në Shkup para disa javësh në kuadër të nismës “Open Balkan” nuk ka funksionuar. Rama, Vuçic dhe Zaev firmosën një marrëveshje për ndihmë reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore, por kjo ndihmë Shqipërisë i erdhi vetëm nga Kosova.

Që në provën e parë, kur lindi nevoja për zbatimin e një prej marrëveshjeve të firmosura, “Open Balkan” nuk rezultoi efektiv.

Në samitin e zhvilluar në Shkup, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev firmosën 2 memorandume dhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Përveç dy memorandumeve për të lehtësuar qarkullimin dhe punësimin në mes tre vendeve, marrëveshja e vetme që firmosën tre liderët e shteteve kishte të bënte me mbrojtjen dhe shpëtimin në rastet katastrofat natyrore në Ballkanin Perëndimor.

E fill pas nënshkrimit, pa u plotësuar 1 muaj, në Shqipëri lindi nevoja që kjo marrëveshje të zbatohej konkretisht.

Në përballje me zjarret në gjithë vendin, ekipet zjarrfikëse të Shqipërisë patën nevojë për ndihmë nga fqinjët. Por kjo ndihmë nuk erdhi as nga Serbia dhe as nga Maqedonia e Veriut, por nga Kosova.

Ashtu si Maqedonia e Veriut, edhe Kosova ka pasur disa problematika të vogla me zjarret, por që kanë mundur t’i vënë nën kontroll. Ndërsa në Serbi, mediat nuk kanë raportuar rreziqe serioze nga zjarret.

Edhe pse e ka kundërshtuar nismën “Open Balkan” dhe krerët e Prishtinës nuk kanë firmosur ndonjë marrëveshje, mbrëmjen e 9 gushtit, Kosova nisi drejt Shqipërisë 43 zjarrfikës dhe 9 mjete për të shuar flakët në malin mbi tunelin e Kalimashit. Këto ekipe zjarrfikëse nga Kosova iu bashkuan ndihmës që më herët erdhi nga Bashkimi Europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER