Lëndë të rrezikshme në akullore, AKU asgjëson 36 tonë ‘Bounty’, ‘Snickers’ e ‘Twix’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

36 tonë akullore ‘Bounty’, ‘Snickers’, dhe ‘Twix’ të hyra në Shqipëri së fundmi janë të rrezikshme për shëndetin. Sasia është importuar në periudhën mars-maj 2021. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar asgjësimin e tyre pas alarmit të ngritur nga sistemi për sigurinë ushqimore i Bashkimit Europian më 31 korrik.

“Bëhet fjalë për produktin akullore të disa markave, por që janë importuar në Shqipëri nga dy distributor të mëdhenj. Sasia totale e importit për të dy këta operatorë biznesi është 35 984 kilogramë. Bëhet fjalë për një substancë të paautorizuar që është oksid etileni, i cili është në brendi të stabilizuesit ligomë që përdoret për prodhimin e akullores”, shprehet Pamela Radovani, përgjegjëse e informimit AKU.

Studimet tregojnë se ekspozimi ndaj kësaj substance mund të rrisë rrezikun e kancerit. Por përpara se ky fakt të bëhej publik, informacioni për konsumatorin ishte zero. Sipas AKU, këtë detyrim e kanë subjektet tregtare, pasi informimi nga institucionet do të krijonte panik të panevojshëm dhe goditje të biznesit.

“Informacioni për konsumatorin paraqitet në njësinë e tregtimit, është i afishuar aty”, thotë perfaqësuesja e AKU.

E pyetur nga Euronews Albania se në çfarë forme është paraqitur ky informacion duke qenë se askush nuk ka parë që ky produkt është me probleme, AKU përgjigjet:

“Në formë vizive, sepse dhe për ata që e kanë blerë, në momentin që shkon ai njoftimi dhe e ka nxjerrë informacionin për të njoftuar konsumatorin, natyrisht që nuk e ka më gjendje, sepse i është bllokuar. Një komunikim masiv për konsumatorin do çonte dhe në një panik të panevojshëm, përfshirë të gjithë produktin e akullores së paketuar që vjen e importuar apo të një brendi të caktuar”, thotë përgjegjësja e informimit në AKU.

Sot akulloret e markave të tilla gjenden lehtësisht në supermarket, por nuk dihet me siguri nëse i përkasin njësive me probleme apo jo. Produkti i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, referohet me “risk serioz dhe ndikim në shëndetin e njeriut”, ndaj AKU ka urdhëruar drejtoritë rajonale të kryejnë verifikimet.

AKU thotë se po vijon puna për kthimin e akulloreve me probleme në kompanitë importuese. Pas grumbullimit, pritet që këto të fundit të kryejnë dhe asgjësimin e mallit.

Ndonëse alarmi është dhënë 13 ditë më parë, Euronews Albania ka mësuar se aksioni po vijon. Gjatë tri ditëve të fundit, AKU Korçë mësohet se ka sekuestruar të gjithë sasinë e akulloreve me prezencën e substancës së rrezikshme, që shitej nga subjektet tregtare në këtë qark.

Nisur nga fakti që akulloret janë ndër produktet më të preferuara në këtë sezon, qytetarët pas këtij njoftimi, duhet të tregojnë kujdes në përzgjedhjen e tyre.

 

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER