Mbërrijnë afganët e parë në Rinas, do të strehohen në hotele në Durrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

121 refugjatët e parë nga Afganistani zbritën në orët e para të mëngjesit të së premtes në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Pas një pritjeje 10-ditore të shkaktuar prej trazirave në Kabul ku talebanët morën pushtetin, ardhja e shtetasve afganë u ndoq nga kamerat e vendosura jashtë perimetrit të sigurisë së aeroportit.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raportoi se të gjithëve do u bëhet një kontroll mjekësor e më pas do të shkojnë drejt disa strukturave hoteliere në qytetin e Durrësit. Gazetari sqaroi se që prej orëve të para pas mesnatës, katër autobusë ishin vendosur pranë aeroportit për t’u përdorur për transportin e shtetasve afganë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Pranë perimetrit të forcës ajrore janë parë shërbime diplomatike të atashuara në Shqipëri, ndërkohë që prezent kanë qenë dhe ministrat Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka, raportoi Ferhati.

Tirana, Durrësi dhe Berati janë qytetet ku Shqipëria planifikon të strehojë përkohësisht refugjatët, të cilët autoritetet kanë lajmëruar se do të udhëtojnë drejt SHBA-së.

Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë për mediat ndërkombëtare se rreth 4000 afganë pritet të strehohen në Shqipëri.

Ardhja e shtetasve afganë ka shkaktuar reagim në opinionin publik në Shqipëri, ku disa e kanë parë si një gjest humanitar të nevojshëm, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si ‘nder të sforcuar kërkuar nga SHBA’. Rama i ka mohuar akuzat duke thënë se “Shqipëria po e bën këtë veprim si përgjegjësi e një shteti anëtar i NATO-s”.

Kosova është angazhuar gjithashtu të presë rreth 2000 refugjatë nga Afganistani për afat 1-vjeçar.

Mbi 60 persona humbën jetën të enjten nga dy shpërthime kamikaze jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Mes viktimave ishin dhe 12 ushtarë amerikanë, për humbjen e jetës së të cilëve SHBA njoftoi se do të hakmerrej ndaj ISIS-K “për ta bërë të paguante”.

Biden paralajmëroi se amerikanët po planifikonin një kundërsulm ndaj grupit ekstremist.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

TË FUNDIT

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...

1 mijë lekë ndihmë për dy fëmijët jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER