“Të kënaqur me mikpritjen, por nuk duam të rrimë gjatë”, dita e parë e afganëve në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nexhip Jasin ishte gazetar në Afganistan, por me ardhjen në pushtet të talebanëve ai rrezikonte jetën dhe për këtë arsye që prej mbrëmjes së të premtes është akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti. Ai është pjesë e 154 afganëve që mbërritën gjatë natës së kaluar në vend.

Situatën që la pas Kabul e përshkruan si të tmerrshme, por nuk ka në plan të qëndrojë gjatë në Shqipëri.

“Profesioni im në Afganistan ishte gazetar. Situata në Kabul është shumë e keqe. Kjo është dita ime e parë për mua dhe kolegët e mi. Plani është që të qëndrojmë këtu disa ditë dhe më pas të vazhdojmë në një vend tjetër,” – u shpreh ai.

Të të njëjtit mendim, janë edhe disa studentë që edhe pse shprehen të kënaqur me mikpritjen në ditën e parë në Shqipëri, nuk kanë për qëllim që të rrinë gjatë në vendin tonë.

“Kjo është dita jonë e parë. Do të qëndrojmë disa ditë dhe më pas planifikojmë që të ikim në një tjetër vend,” – tha një prej studentëve.

“Unë studioja për mjekësi në Afganistan. Nuk dua të rri këtu gjatë. Daja im është në Angli dhe qëllimi im është që të iki në një vend Europian,” – tha një tjetër.

Po ashtu edhe një ish-zyrtar i administratës së Afganistanit, pasi i shpëtoi rrezikut nga talebanët, Shqipërinë e shikon thjesht si një vend tranziti.

“Sapo kemi mbërritur. Jam i lumtur që jam këtu, por nuk është ky destinacioni ynë final, është vetëm tranziti. Unë kam punuar në administratë. Situata në Kabul është shumë e keqe,” – tha qeveritari.

Grupi i dytë i afganëve që mbërritën në Shqipëri u pritën në Rinas nga kryeministri Rama, ministrja Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Ata do të qëndrojnë në konviktet e Qytetit Studentit në Tiranë, derisa në Durrës të lirohen strukturat hoteliere nga turistët.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER