Ura veneciane në Brataj tërheq turistët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Larg zhurmave të qytetit, natyrë dhe ajër i pastër. Shumë shqiptarë dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë këtë verë fshatin Brataj, ku ndodhet ura veneciane, një monument kulturor i trashëgimisë kombëtare, që tashmë është përfshirë në guidat e zonës.

“Sivjet me përfundimin e rrugës ka pasur shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Madje, shumë kanë bërë kamping. Pavarësisht se ishin në Vlorë vinin këtu, bënin plazh vetëm për bukuritë e zonës. Duke qenë se janë fillimet e turizmit dhe agroturizmit nuk ka diçka, por ka interes të lartë tani”, thotë Qemal Malaj, kryeplak i fshatit Brataj.

Me kthimin e emigrantëve në atdhe, fshati ka marrë zhvillim.

“Jam nga Brataj, jetoj në Itali prej 12 vitesh. Pothuajse pushimet verore i kaloj këtu. Mendoj që një ditë ndoshta do të bëj diçka lidhur me turizmin më fshat, dëshira është e madhe”, thotë një banor i zonës.

“Kam ardhur nga Amerika, kam pesë vjet që jetoj atje por jam nga Brataj. Vij gjithmonë, pushimet i kaloj në Brataj, klima e shikoni si është. Do më pëlqente të kthehesha por jo tani. Rruga për të zbritur duhet sistemuar pak por të zhbëhet sepse turistët e pëlqejnë edhe për vështirësinë”, shprehet një tjetër.

Për të zbritur deri tek ura e Bratajt duhen pak minuta nga qendra e fshatit, ndërsa rruga paraqet vështirësitë e një rruge turizmi aventure.

“Ura e Bratajt, monument kulture i kategorisë së parë, është ura më e madhe e këtij tipi në Shqipëri dhe një nga më të mëdhatë në Ballkan. Duhet një rrugë me kalldrëm që të çon tek ura. Që kur është bërë rruga e Lumit, këtu nuk gjen vend; lokale, 50 makina të parkuara, por mezi zbritet”, shprehet Nazër Kongjini, profesor historie në pension.

Rreth 48 km nga qyteti i Vlorës, ura e fshatit Brataj daton në shekullin e 16-të. Ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvanëve me atë të Rrëzës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER