Gjinushi: Një grua Kryetare Kuvendi zbut klimën e tensionuar politike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I shkëputur tashmë nga politika, Skënder Gjinushin me parlamentin e lidh vetëm oborri i përbashkët me Akademinë e Shkencave. Ndërsa, muri ndarës i dy godinave, për të është i pa kapërcyeshëm.

“Kur hyn në politikë, nuk hyn për të ndenjur me thënë të drejtën. Është si ajo shprehja, hyn në valle me 10 lekë , jep 1000 dhe s’del dot. Tani që jam larguar pothuajse më është shuar ajo përiudhë”, u shpreh ai.

I kujton me nostalgji vitet kur ka drejtuar Kuvendin e Shqipërisë, dhe e cilëson legjislaturën e viteve 1997-2001 si një nga me të vështirat, por edhe më të suksesshmet në parlamentarizmin shqiptar.

“Ka qenë përiudha më e vështirë të drejtimit të një Kuvendi. Pra ishin prezente në Shqipëri pasojat e ‘97”, u shpreh Gjinushi.

Ende ruan në kujtesë, episodin më të vështirë të kuvendit në kohën kur ishte ulur në karrigen e kryetarit.

“Plagosja e Azem Hajdarit në Kuvend patjetër që është ngjarja, kulmi i konfliktit që mund të ndodhë mes deputetëve dhe aq me tepër kur merr ngjyra politike”, tha ai.

Tashmë prej kohësh e gjykon nga jashtë politikën. Kur nuk je pjesë e saj mund ta shohësh edhe më ftohte e objektivitet. Për ish-kryetarin e parlamentit, Gjinushi sa më shumë kanë kaluar vitet aq më shumë është ulur cilësia e parlamentarizmit dhe e ka një argument që lidhet me largimin nga ajo sallë e intelektualëve.

“Kriza e 96-97 dhe e dyta kur liria e fjalës konkurron dukshëm më lirinë e të shpifurës dhe sajuarës, bëri që të largohen njerëzit e kualifikuar”, pohoi ai.

Vendimin e Ramës për të vënë një grua në krye të kuvendit e sheh si hap pozitiv, në klimën aktuale politike.

Çështjen e largimit apo jo të ish-kryeministrit Berisha nga parlamenti, Gjinushi e komenton përmes ligjit, ligj që sipas tij edhe Berisha vetë e ka votuar.

“Ky është një problem tjetër që nuk lidhet thjesht me personin, por lidhet me ligjin dhe moralin politik. Ne kemi një ligj të dekrimializimit që ka shkuar deri në ekstrem. Unë personalisht nuk kam qenë kurrë tifoz i spastrimeve që të bëhej me ligj anti-kushtetues”, tha ai.

Roli i ambasadorëve në jetën politike, për Gjinushin është ajo që palët kanë vendosur bashkërisht. Edhe pse vlerëson rolin e opozitës në kuvend, është kundër bashkëqeverisjes PS-PD.

Largimi nga politika për të është përfundimtar dhe kohën tani ja ka dedikuar shkencës.

Shumë shpejt Akademia e Shkencave pritet të publikojë disa gjetje interesante për Covid-19 shprehet Gjinushi, ndërsa përmend me krenari edhe 3 projektet ambicioze të akademisë, që do të përfundojnë brenda 2 viteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Agon Maliqi: Me rëndësi që Kurti dhe Rama të gjejnë gjuhën e përbashkët në këto momente

Analisti Agon Maliqi u shpreh se qeveria Kurti ka një mbështetje në opinionin publik pas nismës për të zbatuar reciprocitetin e targave me Serbinë,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER