Të rinjtë shqiptarë me sytë nga Europa për vende pune

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të rinjtë shqiptarë çdo ditë e më shumë i kanë sytë drejt vendeve të huaja. E ardhmja për ta nuk është Shqipëria. Të pyetur nga Euronews Albania qytetarë të shumtë u shprehën se dëshirojnë të largohen nga vendi për shkaqe si papunësia dhe ekonomia e dobët.

Edhe ata që janë larguar prej kohësh, nuk pendohen për zgjedhjen e tyre.

Dajna Puka ka zgjedhur Rumaninë për studime.

“Kam zgjedhur të studioj jashtë sepse dega që unë kam, regji filmi, nuk e vazhdoja dot këtu. Nuk besoj se vlerësohet aq shumë kultura këtu. Jeta mund të bëhet ku të duash ti por të paktën studimin na e mundëson më mirë një vend tjetër,” – u shpreh ajo.

Çdo ditë e më shumë shtohen të rinjtë që trokasin në dyert e kompanive të punësimit, sidomos pas pandemisë.

 “Tani në pandemi aplikimet janë rritur goxha, më shumë sesa 2-3%. Moshat që vijnë më shumë tek ne janë moshat 20-30 vjeç. Nëse për dy ditë kemi 800 aplikime, vetëm 40 maksimumi 50 pranohen. Shumica e profesioneve që kërkohen janë hoteleri turizëm,” – u shpreh Era Rrumbullaku, drejtuese e një kompanie që punëson të rinj jashtë vendit.

Sipas INSTAT, në vitin 2020 edhe pse në kohë pandemie, janë larguar 23.854 persona. Të rinjtë përbëjnë numrin më të madh të tyre. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç u tkurr me rreth 18 mijë persona.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER