Angela Merkel: Procesi i Berlinit nuk ka dështuar, ka ende punë për të bërë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në konferencën për shtyp të Angela Merkel dhe kryeministrit Edi Rama u fol për Procesin e Berlinit, të cilin kancelarja gjermane nuk e konsideron një dështim.

Pavarësisht se Rama theksoi klimën më të mirë në Ballkanin Perëndimor, por mungesën e progresit në procesin e integrimit, Merkel sqaroi se ende nuk ka përfunduar “ndërtimi i autostradave të cenuara”.

Sipas saj ka shumë procese të iniciuara dhe punë për të bërë kështu që i gjithë procesi nuk mund të konsiderohet dështim.

Merkel solli në vëmendje se kemi një rrjet të shkëmbimeve rinore njësoj siç kemi dhe shkëmbime në nivel shkencor në vendet e Ballkanit.

Që prej kohës kur Rama dhe Vuçiç janë takuar, kanë ndryshuar shumë gjëra, sipas kancelares duke marrë parasysh që para atij momenti shkëmbimet kanë munguar.

“Ndoshta diçka merr më tepër kohë sesa duhet përsa i përket procedurave të planifikimit, ndoshta dhe Bashkimi Europian nuk është aq i shpejtë sa do duhej në këtë drejtim por shumëçka është në rrugën e duhur,” – u shpreh Merkel.

Ndërkohë sipas Ramës procesi i Berlinit ka ndikuar drejtpërdrejtë edhe në nismën Ballkani i Hapur.

“Edhe konfliktet e trashëguara me vite e vite në atmosferën e krijuar nga Procesi i Berlinit kanë më shumë mundësi zgjidhje,” – u shpreh Rama.

“Në historinë e këtij rajoni, Angela Merkel ka vendosur një gur kilometrik për gjenerata të tëra,” – shtoi ai.

Sipas kryeministrit e gjithë vonesa është pasojë e prapambetjes dhe nuk e cilëson dështim, por përkundrazi, një vizion afatgjatë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER