16 gra u vranë nga partnerët në 9 muaj të fundit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria e mbylli vitin 2020, e tronditur nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në kryeqytet, kur një burrë i mori jetën dy motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi më 31 dhjetor.

Megjithatë, viti pasues e gjeti Shqipërinë me shifra shqetësuese për femicidet, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut në vend.

Në 9 muajt e fundit, 16 gra dhe vajza humbën jetën brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, të vrara nga bashkëshortët, partnerët apo familjarët e tyre.

Sipas të dhënave të policisë, kriminelët përdorën kryesisht armë zjarri, si dhe armë të ftohta si thikat.

Dymbëdhjetë gratë, viktima të krimit brenda familjes jetonin në Shqipëri. Katër prej shqiptareve, që iu mor jeta nga bashkëshortët jetonin në shtete si Greqia, Italia, apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë shkaqet e vrasjes së tyre duket se përbëjnë një ‘epidemi’ shqiptare, siç mësohet nga rrëfimet e autorëve para prokurorit: Xhelozia, problemet ekonomike dhe mos pranimi i divorcit nga ana e burrave.

Pak ditë më parë, në mbëmjen e 11 shtatorit, një tjetër rast u regjistrua në Zhupan të Fierit, kur 23-vjeçarja Sabrina Benga u vra nga ish-bashkëshorti i saj në shtëpinë e prindërve.

Duke marrë shkas nga ky rast, aktivistët e të drejtave të grave kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste ditën e sotme përpara Ministrisë së Brendshme, për të sensibilizuar autoritetet të parandalojnë vrasjet ndaj grave, si dhe të dënojnë maksimalisht autorët.

Gratë dhe vajzat që janë vrarë:

  1. Sabrina Benga
  2. Menturie Bici
  3. Klarita Ismalaja
  4. Diana Vukaj
  5. Zhaneta Metani
  6. Kristina Bardhi
  7. Liljana Buzo
  8. Dorina Alla – Itali
  9. Fëllënza Shirja
  10. Irvana Hyka
  11. Luljeta Heshta – Itali
  12. Sanije Bandulla
  13. Anisa Shehu – Greqi
  14. Joana Peça – SHBA
  15. Violeta Gurraj
  16. Nafize Markja

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER