Dita botërore e pastrimit, aksion vullnetar i qytetarëve në Korçë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në ditën ndërkombëtare të pastrimit shembulli pozitiv vjen nga qyteti i Korçës. Disa fqinj të lagjes së Shën Triadhës e kanë kthyer lagjen e tyre nga një lagje të zymtë në një lagje plot gjallëri.

Tomor Hoxha quhet nismëtari që ka transformuar ambientin ku ai jeton. Edhe pse i papunë, me kursimet e tij nisi gjithçka dhe gjeti mbështetjen e fqinjëve të tjerë.

“Jam tip që me pëlqen pastërtia dhe vendosa ta bëj lagjen time sa më të bukur, dhe fillova. Ky është viti i tretë. E ndryshoj se nuk me pëlqen ta kem të njëjtë. Kam dhe komshinjtë e katit të parë këtu që filluam me ato kursimet tona. Bashkia nëse ka mundësi të na ndihmojë veç me dy stola, kaq duam që të ulemi, le të na i plotësojë,” – u shpreh ai.

Edhe Rrahmiu, një ish-ushtarak tregon për Euronews Albania se të gjithë që kalojnë në lagjen e tyre çuditen nga pastërtia.

“Është e vërtetë që këtu në pallatin tonë të gjithë si komshinj jemi bërë bashkë, për ta mbajtur ambientin sa me pastër dhe sa më të bukur për fëmijët tanë dhe gjithë pallatin,” – tha ai.

E me shembullin që këta banorë japin, ajo që ngelet është që jo vetëm sot, por çdo ditë mjedisi i pastër të jetë në fokusin e të gjithëve ne.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Etiketimet

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER