Ndërron jetë ish-zyrtari i lartë i LSI, Meta: Mik i paharruar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ilir Dashi, një ish-zyrtarë i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

Dashi, i cili ka mbajtur disa funksione në administratën shtetërore, jetonte kohët e fundit bashkë me familjen në Niamey, kryeqytetin e Nigerit.

Ilir Dashi i lindur më 3 maj 1956 në Tiranë, fillimisht ka ushtruar profesionin e aktorit ku ishte pjesë e filmave Ilegalët (1976), Çetë e Vogël (1979) dhe Si gjithë të tjerët (1981).

I diplomuar për Ekonomi në Universitetin e Tiranës në 1981, Dashi ka shërbyer si këshilltar për politikat e pushtetit lokal si dhe drejtues i QSUT-së për disa vite.

Së fundmi, Dashi punoi dhe si lektor në Universitetin Politeknik të Tiranës. Dashi ka qenë dhe ish-kandidat për deputet me LSI.

Presidenti, Ilir Meta si një nga ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, i ka shprehur familjarëve ngushëllime për ndarjen nga jeta dhe e cilëson Dashin si mik të paharruar.

Etiketimet

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER