Siguria në rrugë, mbi 1 mijë gjoba dhe 9 të arrestuar në 24 orë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka vendosur 1.131 gjoba, ka arrestuar 9 persona dhe ka pezulluar 46 patenta në 24 orë.

Nga kontrollet në rrugë për të mbikëqyrur sigurinë në rrugë ka rezultuar se mbi 1.186 drejtues mjetesh nuk respektojnë rregullat.

Në total policia iu ka hequr patentën 46 personave nga ku:

  • 25 prej tyre tejkaluan shpejtësinë, deri në 102 km/h në qendrat e banuara dhe deri në 157 km/h në rrugë interurbane,
  • 21 prej tyre ngisnin mjetin pasi kishin konsumuar alkool nga 0.31 deri në 0.45 mg/l.

Në total policia ka arrestuar 9 persona nga ku:

  • 6 qytetarë drejtonin mjetin në gjendje të dehur,
  • 3 qytetarë nuk kishin patentë.

Në total policia ka vendosur 1.131 gjoba nga ku:

  • 278 prej tyre tejkaluan shpejtësinë 30 km/h më shumë se tabela treguese (20-4.000 lekë),
  • 305 prej tyre bënë parakalime të gabuara,
  • 203 prej tyre përdorën celularin gjatë drejtimit të mjetit,
  • 198 prej tyre nuk kishin vendosur rripin e sigurimit,
  • 91 prej tyre nuk kishin kaskën mbrojtëse,
  • 56 prej tyre ngisnin mjetin pasi kishin konsumuar alkool nga 0.06-0.29 mg/l (5.000-15.000 lekë).

Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos cenojnë as sigurinë e tyre, as atë të udhëtarëve të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Etiketimet

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER