22 shtatori “Dita pa makina”, cilat rrugë janë bllokuar?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

22 shtatori është “Dita pa makina” në kryeqytet. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve nis nga ora 8:00 dhe përfundon në 14:00.

Automjetet nuk do të qarkullojnë në:

  • Rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”
  • Rrugën “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Automjetet do të qarkullojnë në:

  • Rrugën “Xhorxh Bush” – Rruga e Barrikadave
  • Rrugën “Hoxha Tahsim” – Rruga “Tefta Tasho Koço”

Bashkia Tiranë njoftoi më herët se nga data 16 deri më 22 shtator do të realizonte disa aktivitete për të ndërgjegjësuar qytetarët për të lëvizur sa më pak me makina dhe për të pedaluar sa më shumë.

“Java Europiane e Lëvizshmërisë” ku Tirana është bërë pjesë prej 6 vitesh ka si qëllim të sensibilizojë njerëzit në kujdesin ndaj mjedisit dhe uljen e ndotjes së tij.

Bashkia Tiranë bëri thirrje që qytetarët t’i lënë automjetet e tyre dhe t’i bashkohen “Ditës pa makina” si këmbësorë.

  • Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER