Antiterrori nis hetim për një pjesëmarrës në protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Njësia Antiterror ka nisur hetim për protestën e organizuar rreth dy javë më parë kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Shkak për nisjen e këtij hetimi sipas njësisë Antiterror, njësi parandaluese pranë Policisë së Shtetit, është bërë përdorimi i simboleve naziste.

Në bazë të nenit 225 të Kodit Penal të Shqipërisë, përdorimi i simboleve që i përkasin një partie, organizate apo shoqate antikushtetuese, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Njësia Antiterror thotë se po punon për të bërë të mundur identifikimin e të riut që mbante në duar një pankartë ku ishte shkruar “Covidism” në një fushë të kuqe bashkë me simbolin “SS” të nazistëve”.

Përdorimi i pankartës është një krahasim mes nazizmit si ideologji dhe COVID-19, që mbështeten nga shumë teori konspirative.

Është e paqartë se si njësia Antiterror ka arritur në konkluzionin për të nisur hetim për këtë rast, ku përdorimi i simbolit nazist është në një kontekst mbështetës për të përcjell një mesazh dhe jo për efekt propagandues.

Njësia Antiterror e përbërë nga rreth 100 efektivë është krijuar në vitin 2014 dhe është në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Në atë periudhë, krijimi i kësaj njësie lindi si nevojë për të parandaluar rekrutimet për grupin terrorist ISIS por edhe për aktet terroriste.

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER