Kolapsi i gjykatave, shkarkimet nga vetingu dhe dorëheqjet e gjyqtarëve bllokojnë proceset

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shkarkimet e gjyqtarëve nga vetingu dhe dorëheqjet kanë shkaktuar kolaps në gjykatat e vendit.

Shumica e gjykatave në vend kane me pak gjyqtarë se ç’duhej të kishin.

Gjykata Administrative e Apelit duhet të kishte 13 gjyqtarë, por aktualisht ka vetëm 6 gjyqtarë.

Në këtë gjykatë janë gjithsej 15 000 dosje të mbartura. Një gjyqtar i kësaj gjykate ka mesatarisht 2500 dosje në shqyrtim.

I ftuar në Euroneës Albania, Gerti Shella, drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, u shpreh se vonesat dhe kalimi i afateve të shqyrtimit të dosjeve në Gjykata, përbëjnë shkelje të konventës së të drejtave të njeriut dhe rrjedhimisht mund të sjellë pasoja financiare për shtetin shqiptar.

Por kjo ngarkesë dhe bllokim i procesit të punës shihet dhe në gjykatat e tjera në vend.

Gjykata e Apelit e Tiranës duhej të kishte 31 gjyqtarë, por aktualisht ka vetëm 6 gjyqtarë në punë.

Gjykata e Korçës ka 4 gjyqtarë në detyrë, nga 14 që duhet të kishte normalisht.

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER