‘Ke zënë hyrjen e ministrit’, i riu në Tiranë dënohet se ishte ulur në shkallët e godinës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbrëmjen e 4 qershorit të këtij viti 29-vjeçari Marsel Shehu kishte dalë për shëtitje bashkë me qenin e tij, pa e menduar se do të përfundonte në qeli.

Në orën 9 e 20 minuta, teksa qëndronte i ulur në një shkallë pranë Ministrisë së Brendshme, i riu është pikasur nga polici Abdulla Lika i cili i është afruar duke i kërkuar të largohet, pasi po qëndronte në shkallët e një objekti të rëndësisë së veçantë.

Sipas deklarimeve të policit, i riu që mbante edhe një çantë në shpinë ishte ulur pranë hyrjes së ministrit të Brendshëm. Sipas vendimit të gjykatës që disponon Euronews Albania, duke ndeshur refuzimin e të riut për t’u larguar, polici ka lajmëruar shefin e tij. 29-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe sipas pretendimit të policëve, i ka ofenduar dhe kërcënuar duke u bërë edhe foto.

Ndaj të riut Prokuroria ngriti akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Me gjykim të shkurtuar, në përfundim i riu u dënua me 20 ditë burg por ky dënim do të konvertohet me 60 orë pune me interes publik.

Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm urdhrin e policisë për t’u larguar nga qëndrimi pranë hyrjes së ministrit të Brendshëm dhe çmon se ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit si dhe parandalimit të përgjithshëm të kësaj vepre penale në shoqëri.

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Demokratët festojnë sot Pavarësinë dhe Çlirimin, Basha homazhe tek Monumenti i Nënës Shqipëri

Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike ka zhvilluar paraditen e sotme homazhe për Ditën...

Nisin punimet për aeroportin e Vlorës, Rama: Vepër historike për Shqipërinë dhe Kosovën

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës e cilësoi atë një vepër historike jo vetëm për...

COVID tkurr shpenzimet, familjet evropiane harxhojnë më pak për festat e fundvitit

Një ndjesi qetësie dhe kujdesi ka përfshirë tregun e Krishtlindjes në qytetin e Frankfurtit, pavarësisht se ai është i hapur për të gjithë. Për të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER