Kultivimi i variteteve të rrushit, 80-vjeçari nga Leskoviku trashëgon kulturën te brezat e rinj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vera e rakia e Leskovikut është e njohur në të gjithë Shqipërinë, edhe pse kohët e fundit prodhuesit e saj janë gjithmonë e më të pakët.

Mjeshtri i prodhimit të pijeve alkoolike që prej vitit 1992, Ludhi Mici, vazhdon ende plot pasion të kultivojë disa varietete rrushi.

“Tradita e Leskoviqarëve ka qenë dhe është e njohur që në kohën e Turqisë për prodhimin e verës dhe konsumimit të saj. Unë si leskoviqar pasi jam mësuar në shkollë për prodhimin e pijeve alkoolike, punova në kohën e komunizmit 40 vite. U privatizova dhe duke parë që ecën prodhimi për të siguruar dhe vera të cilësisë së parë u detyruam bëmë një vresht model,” – tha Mici.

Vreshti i krijuar nga ai nuk shërben vetëm si mjet përfitimi për të por edhe për banorët e zonës së Leskovikut.

“Këtu ne kemi 4 hektarë vresht dhe gjithë sezonin bëjmë gjitha punimet me punëtorë. Ka shumë procese punë deri ne vjeljen e saj. E bëjmë me punëtorë dhe pjesëtarë të familjes,” – u shpreh Mici.

Edhe pse sot i thinjur nga kjo punë, ky plak nuk pendohet për rrugëtimin që ka nisur e shkon më tej duke ua transmetuar këtë profesion dhe djemve të tij.

“Jo i penduar por jam shumë optimist që ta zhvillojmë edhe me tej tua le edhe fëmijëve tim, të rrisin prodhimin e fitimin e tyre. Kanë qejf dhe janë të këtij profili,” – tha ai.

Sot Leskoviku vuan për të gjallërinë e dikurshme pasi shumica e të rinjve largohen drejt qendrave urbane për studime ose zgjedhin emigracionin. E vetmja shpresë për ringjallërimin e këtij vendi ngelet agroturizmi. Mesa duket është pikërisht sektori i agroturizmit ai që synon të rikthejë të rinjtë në qytetin e Leskovikut.

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER