Kush do e mbajë fëmijën/ 2200 konflikte për kujdestarinë në Shqipëri menaxhohen nga vetëm 78 përmbarues

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ylli Hoxha ka luftuar gjatë për të qenë pranë me vajzën e vetme, sot 10 vjeç. Pas divorcit, ish-bashkëshortja u largua nga shtëpia e përbashkët në Fushë-Krujë pa lënë gjurmë dhe duke marrë vajzën me vete.

“Kisha dy vite pa parë vajzën, nuk e dija ku jetonte”, thotë Ylli.

Ai kërkoi ndihmë nga shteti në Krujë dhe Fushë-Krujë. Por pa rezultat. Vetëm pas ndërhyrjes së Përmbarimit të Tiranës, vajza u gjet dhe nëna u bind që të lejonte takimet me babanë.

Por Ylli Hoxha nuk është prindi i vetëm që lufton për fëmijën pas divorcit. Janë mbi 2200 të tillë. Shumicën e rasteve megjithatë, viktimat janë nënat.

“Në një rast në Vlorë është marrë masa e arrestit me burg për gjyshen dhe të atit të fëmijës, të cilët e  morën fëmijën dhe jo vetëm nuk ja jepnin të ëmës, por humbën çdo gjurmë në qytetin e Vlorës dhe vajtën e strehuan në Berat”, thotë Piro Lutaj, drejtor i Përmbarimit.

Z. Lutaj tregon se ka raste kur fëmijët janë dërguar dhe jashtë Shqipërisë, konkretisht një rast në Elbasan dhe një në Mat.

1 në 4 rastet për kujdestarinë e fëmijëve në Përmbarim kalojnë në konflikte fizike, duke detyruar dhe ndërhyrjen e policisë.

Për rastet ku prindërit nuk e zgjidhin me konsensus, takimet me fëmijët nën 18 vjeç zhvillohen kryesisht në zyrat e Përmbarimit. Janë 22 të tilla në gjithë Shqipërinë.

“Sillen para fëmijëve sikur të jenë dy bisha, edhe në zyrat e Përmbarimit”, thotë Piro Lutaj.

Sipas ligjit, Përmbarimi shtetëror është i vetmi që mund të ndjekë çështjet e takimit me fëmijët apo dhe pensionet ushqimore pas divorcit. Ato zënë 1/5 e 52 mijë rasteve që ky institucion trajton. Prindi që nuk ka kujdestarinë, duhet të paguajë pension ushqimor për fëmijën deri në moshën 25 vjeç.

“Unë e kam 5000 lekë të reja në muaj, por jap aq sa kam mundësi”, tregon Ylli Hoxha.

Por vështirësi në pagimin e këtij detyrimi shfaqin dhe prindërit e pasur.

“Pala që duhet të paguajë detyrimin heq të gjitha llogaritë e veta, edhe rrogën nuk e kalon në emër të vet”, thotë kreu i Përmbarimit.

Janë vetëm 78 përmbarues që i ndjekin këto çështje në të gjithë Shqipërinë. Për t’iu përshtatur nevojave të kohës dhe konkurrencës së privatit, ligji për përmbarimin shtetëror pritet të ndryshohet së shpejti , për herë të parë që nga viti 2001.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER