Gjyqi ndaj Shullazit të vijojë pa avokatë mbrojtës, urdhëron Apeli i GJKKO

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka urdhër që procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë të vazhdojë pa praninë e avokatëve mbrojtës.

Sipas gjykatës Gilmando Dani e Blerim Shullazi e kanë pasur mundësinë financiare të zgjedhin avokat, por kanë refuzuar të mbrohen me qëllim që të zvarrisin procesin. Vendimi i apelit të GJKKO-së, u kundërshtua nga të pandehurit që ishin të pranishëm në sallë, të cilët së bashku me avokatët e tyre mbrojtës braktisën procesin në mënyrë demonstrative.

Avokati Vladmir Meçe që përfaqëson Emiljano Shullazin, e ka cilësuar vendimin të paprecedent dhe fajësoi gjykatën  për zvarritjen e procesit.

Gjykata Apelit prej më shumë se 2 vitesh nuk ka mundur të hapë shqyrtimin e çështjes ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë të dënuar në Shkallë të Parë me 54 vite burg në total për “Gjobëvënie” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Shkak për shtyrjet e seancave të këtij procesi janë bërë dorëheqjet dhe shkarkimet e gjyqtarëve dhe më shpesh mungesa e avokatëve mbrojtës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi. Më shumë se 60 për qind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER