Naftëtarët në Ballsh kërkojnë pagat e prapambetura dhe rihapjen e rafinerisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

35 vjet të jetës Melaize Shametaj ka punuar në Rafinerinë e Naftës në Ballsh, por, prej më shumë se një viti, rafineria nuk funksionin.

Në të tilla kushte, ajo dhe dhjetëra naftëtarë kërkojnë të dinë fatin e rafinersië si dhe pagat e prapambetura që nuk i morën.

“Nuk bën uzina? Të vinë këtu të thonë kjo uzinë përfundimisht nuk bën. Të shpallin falimentimin, të më japin mua çfarë më takon dhe unë iki. Kam fituar gjyqin dhe nuk di ku të trokas që të gjej të drejtën time”, thotë ajo.

Naftëtarët thonë se dyshojnë që rafineria do shitet për skrap. Prej kohësh këta punonjës janë në procese gjyqësore me kompanitë private që kanë menaxhuar rafinerinë.

“46 vjet në këtë rafineri. Dëshira është e madhe që të punojë, por nuk është përgjegjësia jonë. Ne kërkojmë ato çfarë kemi punuar”, thotë një ish-punëtor i rafinerisë.

“Ose të na japin lekët dhe të bëjnë greminë aty, ose punë për ta (se çfarë bëjnë me uzinën). E mira është të punojë për brezat e rinj. Unë kam që në vitin 1983 këtu”, tha një tjetër.

Për rivënien në punë të rafinerisë, sipas Ministrisë së Infrastrukturës ende asnjë investitor nuk ka marrë përsipër kostot e rihapjes së saj.

Vitin e kaluar pas protestave dhe grevave, qeveria lidhi një marrëveshje një vjeçare me naftëtarët, për dhënien e një page mujore prej 40 mijë lekësh.

Vendimi i fundit i Ministrisë së Infrastrukturës ka përcaktuar se punonjësit do paguhen për dy vitet e ardhshme me një pagë mujore prej 30 mijë lekësh.

Nëse kërkesat e tyre nuk do gjejnë zgjidhje, naftëtarët do vijojnë protestat.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

OBSH: Nuk e dimë ende nëse Omicron është më shumë i transmetueshëm

Një numër më i madh shtetesh në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të të infektuarve me variantin e ri të covid-19...

Dhuna ndaj grave, protestuesit në Belgjikë kërkojnë më shumë angazhim të policisë

Mijëra protestues në kryeqytetin belg dolën në rrugë të dielën për të demonstruar kundër dhunës ndaj grave. Afërsisht 8 mijë persona iu bashkuan protestave në...

Mësuesja finlandeze u jep mësim online fëmijëve në kampin ‘Al-Hol’

Ilona Taimela është personazhi kryesor i një historie që deri më tani është mbajtur sekret. Kjo mësuese nga Finlanda u ofron kurse mësimi në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER