Fermerët pas takimit me Ramën: Qeveria nuk e njeh gjendjen tonë, na premtuan se do diskutohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një përfaqësi e fermerëve të cilët ishin mbledhur të protestonin para Parlamentit paraditen e së enjtes, ‘i zunë rrugën’ kryeministrit Edi Rama, i cili i ftoi ata në një takim.

Në një deklaratë për mediat pas këtij takimi, fermerët thanë se është rënë dakord që të mundësohen takime me ekspertë në mënyrë që të dëgjohen kërkesat që kanë.

Sipas tyre, qeveria nuk e njeh gjendjen reale të fermerëve dhe vështirësitë me të cilat po përballen për shkak të mungesës së orientimit ndaj tregut nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

“Mendojmë se qeveria nuk e njeh gjendjen e fermerëve, sepse janë miliona euro investime nga remitancat e fermerëve që janë në rrezik. 30 për qind e fermerëve nuk kanë porositur për të mbjellë sezonin e ardhshëm, pasi kanë 3 sezone që dështojnë për shkak të mosorientimit nga ministria për çfarë kërkon tregu”, tha një prej fermerëve.

Veç të tjerash, fermerët kundërshtojnë heqjen e rimbursimit 6 për qind, e parashikuar në paketën e re fiskale.

Në seancën e sotme në Kuvend pritet të diskutohet për paketën e re fiskale dhe për buxhetin 2022.

Prej disa ditësh fermerët në qytete të ndryshme të vendit kanë organizuar protesta, duke kërkuar ndryshime të paketës fiskale për bujqësinë për vitin e ardhshëm.

Çfarë kërkojnë fermerët?

1- Të subvencionet direkt fermeri jo më pak se 10 lekë për kilogram, të pasqyruar në faturë tatimore.

2-Eksportuesit kërkojnë 3 lekë të reja për kilogram, të jepen direkt nga drejtoria e doganave pa procedura burokratike.

3- Barazimi i TVSH-së shitje me TVSH-në e blerjes.

4- Masa e planifikuar në paketën fiskale për vitin 2022 për të shtuar 10% TVSH-në e imputeve bujqësore të pezullohet.

5-Qeveria të marrë masa për të kontrolluar cilësinë e produkteve bujqësore, të ngrejë laboratore të akredituara të cilat të jenë të aksesueshme nga kushdo.

6- Të rregullohet me ligj marrëdhëniet tregtare në sektorin e bujqësisë midis fermerit dhe tregtarëve të këqinj të cilët nuk paguajnë faturën në kohë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi. Më shumë se 60 për qind...

Dimri vjen me reshje të dendura shiu dhe dëbore

Reshjet e dendura të shiut dhe flokët e parë të dëborës kanë shkaktuar problematika në disa qarqe të Shqipërisë. Durrësi, Tirana, Dibra, Shkodra dhe Elbasani...

140% fitim, kompania Lego u jep ditë pushimi dhe bonus punonjësve

Lego, prodhuesi më i madh i lodrave në botë, u ka dhënë 20. 000 punonjësve të saj tre ditë pushime shtesë dhe një bonus...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER