Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit.
I riu u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa tentonte të kryente vjedhjen.
Në pamjet e publikuara nga Policia, 27-vjeçari shfaqet teksa futet në oborrin e këtij institucioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.