Presidenti Meta ishte i pranishëm sot në Shkodër ku dekoroi disa artistë për kontributin e tyre në art dhe kulturë.
Meta shprehu mirënjohjen për ata që janë përkushtuar në rritjen e nivelit artistik në Shkodër e jo vetëm.
Agron Dizdari u vlerësua me Titullin “Mjeshtër i Madh” për cilësi të spikatura në aktrimin e tij.
Po në kinematografi u vlerësua dhe Merita Smajaj.
Ramazan Çeka dhe Ilmi Kurti u vlerësuan për kontributin si tekstshkrues. Për po të njëjtin kontribut u dekorua dhe Mhill Çun Gjonaj pas vdekjes.
Nimet Salabegu (Begu) u përmend nga presidenti si mjeshtër i klarinetës. Në muzikë ka kontribuar gjithashtu dhe Adnan Bala.
Për Metën e përbashkëta e gjithë artistëve që u dekoruan është dashuria për Shkodrën dhe Artin, ndaj dhe vlerësimi i tyre duhet të mbetet detyrim dhe përparësi e institucioneve.
LEXONI GJITHASHTU: