Gjermania raporton rekord tjetër infektimesh me COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjermania raportoi një rekord prej 140,160 raste të reja me coronavirus të premten, tha ministri i Shëndetësisë në këtë shtet, i cili paralajmëroi se deri në mesin e muajit shkurt, mund të ketë të paktën 400 mijë raste të reja në ditë.

Sipas tij, kjo shifër do të arrihej me një skenar optimist nëse dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje më të madhe, tha Karl Lauterbach, në një diskutim me drejtuesit e qeverisë gjermane, bëjnë të ditur burime të agjencisë Reuters.

Sipas këtyre burimeve, numri mund të rritet në më shumë se 600,000 raste të reja ditore, nëse dozat përforcuese do të ishin më pak mbrojtëse.

Ministri Lauterbach tha gjithashtu se ai pret që numri i pacientëve në kujdesin intensiv në spitale, të rritet ndjeshëm gjatë javëve të ardhshme.

Në Gjermani kanë vdekur më shumë se 116 mijë njerëz nga coronvirusi. Një javë më parë, ky shtet raporti 92,223 raste në ditë.

Rreth 73 për qind e popullsisë në Gjermani është imunizuar dhe 49 për qind kanë marrë vaksinat përforcuese, raporton Instituti për sëmundjet infektive “Robert Koch”.

Të hënën, udhëheqësit federalë dhe shtetërorë në Gjermani do të diskutojnë masat për të frenuar rritjen masive të rasteve me coronavirus.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

TË FUNDIT

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER